Rreth 12 persona humbën jetën në një aksident automobilistik në Stamboll të Turqisë.
Autobusi që udhëtonte nga Sivas për në Stamboll, doli jashtë kontrollit në afërsi të kryqëzimit Mukremin të autostradës Sivas-Yozgat.
Mësohet se gjendja e një prej 19 të plagosurve që u dërguan në një spital është e rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje stabël.
Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç bëri të ditur se ka nisur hetimi për aksidentin automobilistik në Yozgat.