Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Kosovë.
Në aksident u përfshinë një autobus dhe një makinë e vogël.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi se të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e Klinës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.