Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e vona të natës së sotme për shkak të një aksidenti automobilistik në aksin Patos-Fier.
Policia bën me dije se viktima u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar.
“Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.