Familja Saliaj nga Vora, po përjeton një tjetër humbje tragjike. Pasi vjehrri vrau me armë zjarri dhëndrin, Kudret Saliajn, dhe gruaja e këtij të fundit, Dhurata Saliaj u arrestua për bashkëpunim, djali i çiftit ka humbur jetën në një aksident.
Enjon Saliaj u përplas për vdekje nga një makinë, ndërsa shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. 20-vjeçari u aksidentua në zonën e Kinostudios rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Informacion paraprak
Më datë 02.02.2023, rreth orës 23:30, te Fresku, automjeti me drejtues shtetasin A. F. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. S., 20 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
