Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar në aksin e vjetër Droje-Fushë Krujë, ku për pasojë një kkamion trajler ka dalë nga rruga e ka rënë në anë të saj.
Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, shtetasi Artur Sinani, 52 vjeç.
Për fat të mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
