Policia e Tiranës ka vënë në pranga shoferin i cili përplasi për vdekje në Kamzë 60-vjeçarin.
Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton se materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.
“E. K., 22 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kamzë, aksidentoi me pasojë vdekjen këmbësorin me iniciale H. A. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Ngjarja e një nate më parë në ndodhi rreth orës 21:10 në rrugën “Berisha”, ku 60-vjeçari ndërroi jetë në vendin ku ndodhi aksidenti si pasojë e plagëve të shkaktuara nga përplasja.
