Policia e Fierit bën të ditur se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e përplasjes së 24-vjeçarit mbrëmjen e të enjtes në fshatin Qenas të Fierit. I riu po ecte me biçikletë në momentin që e ka goditur makina dhe ndërroi jetë si pasojë e aksidentit.
Policia identifikoi autorin, i cili u largua nga vendngjarja. Gjithashtu është gjetur dhe mjeti “Fiat Punto” me të cilin ishte K.M., 28 vjeç.
NJOFTIMI I PLOTE
Identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen një shtetas në fshatin Qenas, u largua nga vendngjarja.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Qenas ku u aksidentua me pasojë vdekje shtetasi Q. M., bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit së bashku me mjetin e tij tip “Fiat Punto”, i cili pasi aksidentoi me pasojë vdekjen 24- vjeçarin, u largua nga vendngjarja.
U arrestua për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, shtetasi K. M., 28 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.