Policia Rrugore arreston në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve aksidentoi biçiklistin dhe u largua nga vendngjarja, ndërsa tjetri u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasve:
• A. M., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas në lagjen nr. 15, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, aksidentoi biçiklistin V. R., 72 vjeç (i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën) dhe u largua menjëherë nga vendngjarja. Falë veprimeve hetimore dhe verifikimeve të kryera, shërbimet e policisë rrugore bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
• S. J., 40 vjeç, banues në Pogradec, pasi në këtë qytet, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.