Kontrollet e papritura në burgje vijojnë të nxjerrin zbuluar lidhjet e të dënuarve me botën e jashtme dhe “lirinë” e tyre për të zhvilluar dhe “biznes droge” në qeli.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi dje rreth orës 22.50 një operacion në burgut e Fieri pas informacioneve të marra në rrugë operative se brenda institucionit mund të kishte depërtuar lëndë narkotike.
Aty tashmë vuan dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Aksioni është drejtuar nga Drejtori i Policisë së Burgjeve në krye të dy grupeve të forcave operacionale. Pas kontrollit të disa dhomave dhe ambienteve të përbashkëta u gjetën nëntë doza të dyshuara si lëndë narkotike. 13 doza të tjera u gjetën të fshehura në neonin e tavanit në palestër.
Gjatë kontrollit, u gjet edhe një sharrë e improvizuar me kokën e një makine qethëse si dhe një televizor “Obot” me fijet jashtë për lidhje me kufje, dyshuar si mjet komunikimi. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme SHKKB.



