Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit! Arrestohen 7 persona

10:20 / May 23, 20255 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
ok 3
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

“Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Vilson Bala, konferencë për shtyp për finalizimin e operacionit policor të koduar “Enigma”.

Jam sot, këtu, së bashku me Drejtorin e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit Melsi Koçi, me zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimeve, Bujar Deliallisi dhe me shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për t’ju bërë me dije juve dhe nëpërmjet jush, opinionit publik, mbi organizimin, zhvillimin dhe finalizmin e një operacioni policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “Enigma, gjatë të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.

Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Bazuar në këto informacione dhe në analizën e riskut, lindi nevoja për përfshirjen në operacion, dhe të Drejtorisë së Forcës Operacionale në Policinë e Shtetit.

Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.

Theksojmë faktin se ky operacion është organizuar dhe zhvilluar në një kohë rekord, me profesionalizëm, duke u finalizuar me sukses pavarësisht shkallës së lartë të rrezikshmërisë siç e citova dhe më lart, pasi 3 prej tyre i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje.

Në këtë kuadër, në emër dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, falënderoj të gjithë punonjësit e Policisë të përfshirë në këtë operacion.

Duke përfituar nga rasti, dua të siguroj qytetarët e qarkut Durrës, se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, janë maksimalisht të angazhuara për të parandaluar dhe goditur krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, për të goditur rastet e armëmbajtjes pa leje, për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për të goditur çdo veprimtari të kundërligjshme, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët nga mbarë bota, që frekuentojnë qarkun tonë.

I ftoj edhe një herë qytetarët që të besojnë dhe të mbështesin akoma më shumë Policinë vendore dhe të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112, duke i garantuar për anonimat të sigurtë dhe ndërhyrje të menjëhershme profesionale nga shërbimet e Policisë. Bashkërisht ndërtojmë një ambient më të sigurtë”.

aksion arrest Durres Gjiri i Lalzit Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Arlind Qori: Te votat për kandidatët mund të jetë bërë kërdia. Rinumërimi të bëhet nga njerëz apolitikë

22:01 / June 12, 2025

Sula: PD po kacafyt kandidatët në listat e hapura për rezultatet e 11 majit, për të bërë pis fitoren e tyre

21:43 / June 12, 2025

Balluku takime në Patos dhe Roskovec: Bashkë me deputetët në turin e falënderimeve. Mirënjohje

20:49 / June 12, 2025

Liderët samit për Ballkanin, zbardhet letra e presidentit të Këshillit Europian

20:39 / June 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.