Një aksion i madh anti-drogë po zhvillohet sot në vend nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.
Prokuroria e Tiranës ka firmosur 10 urdhër-arreste për të dyshuar për trafik droge.
Burime jo zyrtare i thanë News24 se deri më tani janë arrestuar mbi 10 të dyshuar. Aksioni po zhvillohet në kuadër të goditjes së veprave penale, që lidhen me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
