Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksion në Mirditë dhe Lezhë, sekuestrohen 200 kilogramë kanabis

13:33 / October 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9472
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë 24 orëve të fundit u finalizuan në Mirditë dhe Lezhë dy operacione të koduara“Procesi”dhe “Furia” për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit.

Si rezultat janë arrestuar 5 persona dhe janë sekuestruar 200 kilogramë kanabis.

Policia sqaron se në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, bazuar dhe në informacionet marra në rrugë operative se në fshatin Shtuf, Mirditë dhe në fshatin Gjobardhaj, Lezhë, disa persona kishin përshtatur magazinat për tharje dhe përpunim të kanabisit, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe Lezhë , organizuan dhe finalizuan dy operacione policore.

1- Në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar u gjetën qindra bimë në proces tharje me peshë totale 108 kilogramë kanabis.

Në vijim të operacionit , u arrestuan në flagrancë shtetasit:

P.Ç. 27 vjeç, A.M, 39 vjeç, P.M, 71 vjeç, dhe M.M, 67 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, Kaçinar, Mirditë, të dyshuar si autorë të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit që u gjet në proces tharjeje.

2-Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M. 46 vjeç, banues në Shkodër.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këto dy raste të veprimtraisë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të kanabisit

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kanabis Lezhe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.