Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksion në Tiranë, policia arreston 20 persona

11:21 / November 6, 20214 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 3 1 640x374 640x330 1 1200x675 1 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Policisë së Tiranës bën me dije se gjatë orëve të fundit janë arrestuar 20 persona. sipas uniformave blu të arrestuarit akuzohen për ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Moskallzim i krimit” e kryer në bashkëpunim të shtetasve I(Z). A, 50 vjeç, Y. H, 45 vjeç, A. Sh, 31 vjeç, E. D, 18 vjeç, M. D, 21 vjeç dhe J. K, 25 vjeç. Arrestimi i tyre u bë pasi rreth orës 23:30, të datës 05.11.2021, ka ardhur një telefonatë në sallën operative që në Yzberisht, ka të shtëna me armë zjarri. Sherbimet e Policisë menjeherë kanë vlerësuar informacion dhe sapo kanë mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar shtetasit e lartpërmenduar duke u larguar me vrap sapo kanë parë ardhjen e policisë. Gjithashtu, gjatë tentativës për t’u larguar kanë hedhur një armë zjarri e dyshuar pistoletë, e cila dyshohet se i përket shtetasit I(Z), A. Nën drejtimin e Prokurorisë punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me DVP Durrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve G. Ç, 25 vjeç, E. A, 25 vjeç dhe A. B, 22 vjeçe, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me datë 03.11.2021, kanë vjedhur marketin e shtetases R. H, ndërsa me datë 03.05.2021, kanë tentuar të vjedhin një tjetër market. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se këta shtetas janë autor të vjedhjes së dy banesave të shtetasve N. O dhe I. M, banues në Kavajë.

Forca e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K. P, 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi farash të dyshuara fara të bimës narkotike kanabis;

M. M, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi kanabisi dhe një armë të ftohtë(thikë).

Po nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K, 33 vjeç, pasi ka tentuar ti vjedhë me dhune varësen nga qafa shtetases F. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S, 49 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

S. M, 42 vjeç, D. R, 30 vjeç, D. R, 21 vjeç, V. D, 23 vjeç dhe R. K, 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

S. B, 29 vjeç dhe J. Z, 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

Me datë 06.11.2021, në rrugën “Loni Ligori”, ka rënë zjarr në koshat e mbetjeve të riciklushme dhe si pasojë janë djegur pjesërisht dhe mjetet e parkuara në afërsi të tyre në pronësi të shtetasve D. Ç dhe R. J. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më datë 05.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve, D. B, 30 vjeç dhe K. B, 40 vjeç, sepse në Yzberisht, në bashkëpunim me njeri tjetrin, kanë goditur me grushta dhe sende të forta, shtetasin B. Sh, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore doli nga spitali.

Më datë 05.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit, Gj. K, 35 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, Paskuqan Nr.1, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. Sh.

Më datë 05.11.2021, rreth orës 21:20, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore i dëmtuar dyshohet me mjet prerës shtetasi A. K, 30 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026

The Banker: Investitorët po zbulojnë potencialin e Shqipërisë

14:24 / November 7, 2026

Deputetët në krye të protestës, mungon Berisha/ Pas qëndrimit përpara Kryeministrisë, PD nis marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, aty ku janë studentët

14:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.