Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte në Tiranë

10:31 / March 31, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0265
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj, ka ndjekur gjatë ditës së sotme vijimin e një aksioni të madh për të kontrolluar mbi 60 subjekte për respektimin e hapësirave publike. Gjatë fjalës së mbajtur përpara nisjes së aksionit, Nënkryetari Sulaj u shpreh se disa sheshe në Tiranë janë zënë plotësisht, si dhe vlerësoi Policinë Bashkiake, që po bën një punë shumë të mirë në evidentimin dhe në ndërhyrjen për t’i risjell këto zona në shërbim të qytetarëve.

“Ne do të nisim një aksion në të gjithë territorin e qytetit të Tiranës me objektivin kryesor për të liruar ato hapësira publike ndaj atyre bizneseve apo subjekteve të cilat kanë abuzuar me këto hapësira.  Kemi listuar rreth 60 subjekte të cilat me përkushtimin tuaj sot këto hapësira publike të cilat u janë zënë qytetarëve do t’i kthehen prapë këtyre qytetarëve të qytetit të Tiranës. Do të doja shumë nga ana juaj vetëm për korrektësi, sjellje të mirë me qytetarët, sjellje të mirëkuptueshme me biznesin, por zbatim rigoroz të ligjit dhe lirim të hapësirës publike me çdo kusht”, tha Sulaj.

Drejtoresha e Policisë Bashkiake të Tiranës, Elona Lalaj, theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për bizneset që zënë hapësirat publike, ndaj u kërkoi që të zbatojnë ligjin.

“Sot nuk ka më tolerim për asnjë biznes, qoftë për tejkalimin për të cilat ata bëjnë, qoftë edhe për reduktimin, për të cilat ne kemi rakorduar me Drejtorinë Vendore të Taksave për sa i përket këtyre hapësirave. Kështu që nga gjithsecili prej jush dua korrektësi, dua zbatim rigoroz të ligjit, koha është tani, dua që këto hapësira t’i kalojmë në funksion të qytetarit”, u shpreh Lalaj në mesazhin e drejtuar punonjësve të Policisë Bashkiake përpara nisjes së aksionit.

aksion hapësirave lirimin publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.