Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksioni ‘blic’ i SPAK/ Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje nga operacioni

21:19 / November 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
klodiana lalaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja në lidhje me aksionin e mbrëmjes së sotme të SPAK, ku u lëshuan 11 urdhër arreste.

Në një raportim live, gazetarja Lala u shpreh se ndaj tyre rëndojnë akuzat si ‘Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’.

“Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje. Breçani akuzohet për pastrim parash. Është firmosur urdhërarresti për Ervin Matën.”, ka raportuar gazetarja Lala.

Kujtojmë se Ervin Mata është përfshirë në një ngjarje të rëndë në zonën e ish-Bllokut, ngjarje e ndodhur në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ai u vetëdorëzua pas 6 muajsh në drejtorinë e policisë së Tiranës ku dëshmoi dhe tregoi gjithçka ndodhi natën e 4 tetorit 2018. Biznesmeni Ervin Mata ka mohuar që të ketë qëlluar me armë, apo edhe me grusht. Arratinë për gati 6 muaj, ai e argumentoi me faktin se ishte larguar pasi ishte i frikësuar

Sipas dëshmive që ka marrë policia në vendngjarje, konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ndodheshin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar.

aksion Blic klodiana lala
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lëvizte i armatosur në shëtitoren e Shëngjinit, arrestohet 21-vjeçari

10:40 / July 19, 2025

Rama publikon pamjet e shembjes së ndërtimeve pa leje në Tiranë: Puna nuk do të ndalet

10:00 / July 19, 2025

Ushtria ndihmon për shuarjen e flakëve në Belishovë të Mallakastrës

09:40 / July 19, 2025

Temperatura deri në 36 gradë C, si parashikohet moti për sot

09:04 / July 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.