Në një prononcim në emisionin Ballkan në AbcNews, Gjoni tha se edhe në Shqipëri ka eksponentë të lartë të përfshirë në ngjarjet e asaj kohe. Gjoni tha se zonat më të fuqishme ku ka qenë aktiviteti i UCK kanë qenë zonat ndërkufitare, Tropoja, Kukësi, Hasi ndërsa dyshohet për të tilla veprimtari edhe në Tiranë, Burrel e Durrës. Ai shtoi se këto informacione super-sekret por sqaroi se pak a shumë dihet se cilët mund të kenë qenë zyrtarët që kanë patur informacione në atë kohë.
Eksperti i së drejtës ndërkombëtare dhe studiuesi Roland Gjoni ka lajmëruar arrestime në Shqipëri dhe në Maqedoni në kuadër të aksioneve të policisë së UMNIK-ut në emër të prokurorisë speciale.
Në një prononcim në emisionin Ballkan, Gjoni tha se edhe në Shqipëri ka eksponentë të lartë të përfshirë në ngjarjet e asaj kohe. Gjoni tha se zonat më të fuqishme ku ka qenë aktiviteti i UCK kanë qenë zonat ndërkufitare, Tropoja, Kukësi, Hasi ndërsa dyshohet për të tilla veprimtari edhe në Tiranë, Burrel e Durrës. Ai shtoi se këto informacione super-sekret por sqaroi se pak a shumë dihet se cilët mund të kenë qenë zyrtarët që kanë patur informacione në atë kohë.
“Preken eksponentë të lartë të skenës politike nga 4 parti, PDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje…këta janë persona shumë të fuqishëm dhe duhet të lëvizet shpejt për arrestimet e mundshme. E pritshme është që arrestime do të ketë edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni, mbase edhe në vende të tjera ku ka eksponentë të lartë të përfshirë në ngjarje të asaj kohe. Këtu e kam fjalën për Preshevën ose në diasporë disa nga financuesit e UCK-së, ose ish-themeluesit që jetojnë tashmë jashtë Ballkanit. Dihet pak a shumë zonat ku ka qenë e fuqishme aktiviteti I UCK-së, kanë qenë zonat ndërkufitare, aso kohe se sot po shkojmë drejt heqjes së kufijve, po aso kohe kanë qenë zonat e Tropojës, Kukësit, Hasit, me disa dyshime për veprimtari brenda në disa zona afër Tiranës, Burrel dhe Durrës. Po se kush janë eksponentët dhe cfarë përgjegjësie mund tu ngarkohet, nuk jam I saktë për momentin sepse këto janë super-sekret, mirëpo dihet pak a shumë se kush mund të kenë qenë zyrtarët që mund të kenë pasur qasje në informacione aso kohe,”- tha ndër të tjera studiuesi.
Aksioni i arrestimeve nisi më 25 shtator. EULEX-I zbarkoi në zyrat e veteranëve të UÇK-së ku vuri në pranga Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn. Ndërsa sot është thirrur Faton Klinaku dhe Tomë Gashi, nga Porkuroria Speciale. Këta të fundit kanë thënë se nuk do t’i përgjigjen thirrjes.