Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Aksioni i policisë në Himarë, reagon Omonia: Kufizim dhe ndrydhje e lirisë së besimit

18:28 / April 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
91785627 648778935946768 2285603628666322944 n 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Organizata Omonia ka reaguar ndaj shoqërimit të disa të rinjve ekstremistë që vendosën kryqin dhe ngritën flamurin vorio-epiriot në jug të vendit. Përmes një deklarate zyrtare, kjo organizatë e cilëson ndërhyrjen e policisë si kufizim dhe ndrydhje të lirisë së besimit.

Postimi i plotë:

Indinjatë të thellë provokon operacioni  policor i ditës së sotme në Himarë, i një skuadre oficerësh të Drejtorisë Qendrore te Policisë së Shtetit ( Drejtoria e Antiterrorit), ku pas kontrollit ne banesa shoqëroi dhe mori nën hetim më shumë se 10 banorë të Qytezës.

Bëhet fjalë për të rinj te cilët, si një përkushtim dhe premtim që prej kohësh kishin bërë ditët e mëparshme, lartësuan në nje kodrinkë të vogël pranë Manastirit te Hirshëm te Fjetjes së Tërëshenjtës Mari – Athaliotisës, simbolin e Kryqit të Nderuar.

Gjithashtu përbën një të drejtë të sanksionuar përsa i përket pohimit publik të besimit dhe ushtrimit të lirë dhe pa pengesa të lirive, të drejtave dhe detyrimeve të besimit fetar.

Për më tepër kjo në Himarë, ku identiteti fetar i komunitetit është historikisht dhe aktualisht i dëshmuar si i Krishterë Orthodhoks.

Për këtë arsye dhe sjellja e autoriteteve shtetërore në thelb përbën përpjekje për ndrydhje dhe kufizim të lirive të besimit, dëshmon paragjykimin ndaj komuniteteve Orthodhokse, shkel kuadrin e tolerancës fetare dhe nuk i shërben bashkekzistencës paqësore ndërfetare.

Dhe të gjitha këto nën fokusin se instrumentat e Policisë së Shtetit u vunë në lëvizje nën trysninë e qendrave të njohura prej kohesh si dhe forcash politike që i irriton Kryqi i Zotit dhe Besimi Orthodhoks. Ata tanimë nuk munden te mbulohen pas pretekstesh: janë të indoktrinuar nga totalitarizmi islamik dhe për këtë arsye përbejnë kërcënim real për tronditjen e bashkekzistencës paqësore.

Shteti dhe institucionet e tij duhet realisht të reflektojnë mbi detyrimet reale të tij në këtë fushë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme që përjetojmë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kryqi i Nderuar mbetet jo thjesht simbol krenarie i Kishës dhe Komunitetit tonë por burim bekimi, paqeje dhe paqëtimi!

  • 91785627 648778935946768 2285603628666322944 n 1
  • kryqi himare 1
  • kryqi himare 4

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këshilltarët e majtë braktisin mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Maliq, debat për Reformën Territoriale

11:15 / August 20, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

Rama për median britanike: Algoritmet mobilizuan protestuesit/ “Zvërneci nuk ndalet, por do konsultohemi me palët e interesuara”

20:15 / August 15, 2026

Haxhiu fton partitë në takim për zgjedhjen e Presidentit konsensual

18:39 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.