Policia Rrugore e Fierit, ka intensifikuar kontrollet, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Në një javë, 19 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, të cilët janë vendosur nën hetim. Janë gjobitur 1993 drejtues mjetesh, prej të cilëve:
765 janë gjobitur për tejkalim të normave të shpejtësisë
169 janë gjobitur për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit
162 janë gjobitur për mosvendosjen e rripit të sigurimit
380 gjoba për parakalime të gabuara
Janë pezulluar 103 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 1 tjetër për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 36 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 458 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.
