Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Akti më i lartë i tradhtisë”/ Berisha: Ballkani i Hapur nismë ruse, Lavrov e “firmosi”

13:21 / June 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha be 770x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha në mbledhjen me kryetarët e degëve të PD-së u ndal edhe te nisma Ballkani i Hapur.

Ai u shpreh se shqiptarët i detyrohet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili me qëndrimin e tij kundër kësaj nisme, po mbron Ballkanin nga vendosja e hegjemonisë serbe.

“Ballkani i Hapur është akti më i lartë i tradhtisë që i është bërë kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit, që me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, nga një projekt i cili në vend që të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor, nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana dhe të tjerë me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Kosovën si sherri i Ballkanit. Sherri i Ballkanit është Beogradi. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë në shtëpi dhe t’i themi se çfarë mënxyrë është për ta Ballkani i Hapur.”– tha ai.

Sipas Berishës Ballkani i Hapur është në mënyrë flagrante kundërvënie e procesit të Berlinit. Ai shton se kjo nuk po bëhet pa qëllim.

“Është projekt rus. Është thënë me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojë Lavrovin? Asnjë se përjashton dot. Por pse Rama e Vuçiç kërkojnë influencat ruse. Sepse vetëm në këtë mënyrë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me vendet e tyre. Në vend dhe Evropë nuk gjen dot President dhe Kryeministër të lidhur me krimin si këta të dy. U duhet kjo. E dinë se BE nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë. Kjo është e vërteta e tyre.”– vijoi më tej Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjela: PD s’vjen dot në pushtet me Berishën

19:39 / October 9, 2026

Votimi i reformës territoriale/ Rama: I dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese

09:24 / October 9, 2026

85 vota pro Reformës Territoriale/ Kuvendi e miraton pas një seance maratonë

09:05 / October 9, 2026

Braçe jep deklaratën e bujshme: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

22:52 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.