Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Aktivisti për Agron Shehaj: Po shfrytëzon lëvizjen për interesa të fshehta: cilësohet si “kalë troje dhe fytyrë e dyshimtë“

11:45 / July 6, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3558
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa prej organizatorëve të protestës kanë kritikuar kreun e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, duke kërkuar që protestuesit të distancohen prej tij.

Aktivisti Dritan Sela, i cili sipas tij numëron rreth 5 milion ndjekës në rrjetet sociale, ka përdorur tone të forta ndaj Shehajt, duke e cilësuar atë si “të paqëndrueshëm”, “pa shtyllë kurrizore” dhe “kalë troje”.

Sela ka deklaruar se strategjia që, sipas tij, po ndjek Shehaj ngjan me atë të Sali Berishës në vitet ’90, duke e lidhur me periudhën e lëvizjes studentore.

“Sali Berisha ishte ai që na vodhi ëndrrën në ’90. Ka dalë një Berishë tjetër, plani i Sali Berishës dhe Edi Ramës është ta çojnë deri në fund grabitjen e tokave shqiptare, ndaj na kanë ofruar një njeri të dyshimtë që ta pranojmë në krye, një njeri krejt të dyshimtë si Agron Shehaj, i cili vetëofrohet në protestë dhe po përpiqet ta shfrytëzojë protestën jo për qëllimet e saj, por për ata që e kanë vendosur. Ai është kalë i Trojës së sistemit”, është shprehur Sela.

Ai u ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen nga Shehaj:

“Je i dyshimtë, po përpiqesh të përdorësh emocionet e njerëzve. I lutem të gjithë protestuesve, t’i rrinë larg një fytyre të dyshimtë si Agron Shehaj. Distancohuni prej tij. Koha ta pastrojmë vendin nga njerëzit e dyshimtë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, Agron Shehaj ka qenë më herët në qendër të kritikave edhe për deklaratat e tij lidhur me investitorët strategjikë, ku është shprehur se shteti shqiptar duhet t’u “shtrojë tapet të kuq”.

Agron Shehaj aktivisti proteste shfrytezon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura pret në takim ambasadorin amerikan Eric Wendt

22:34 / October 16, 2026

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Drejtori për Rendin në Policinë e Shtetit: 120 efektivë të lënduar në vend

15:09 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.