Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aktivistja e LGBTQ+ Xheni Karaj: Luizin do ta mbaja shumë larg jetës time!

23:46 / February 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xheni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xheni Karaj, aktivistja e njohur që përfaqëson komunitetin LGBTQ+ ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana”. Ajo foli për një nga deklaratat e Luizit që u diskutua shumë. Kur banorët po diskutonin për martesat e së njëjtës gjini, Luizi u shpreh që Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin. Si e ka parë nga jashtë Xheni këtë batutë të Luizit i cili kërkoi falje?

Xheni: Fakti që vetë produksioni reagoi është për t’u vlerësuar. Falja e Luizit është gjithashtu e rëndësishme sepse jep mesazhin që duhet të tregohemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim. Personazhet publikë zakonisht frymëzojnë, japin shembuj dhe mendoj që është mirë që aty brenda të reflektojnë dhe të kthehen në shembuj të mirë. Aty ka shumë probleme në mënyrën e artikulimit të mendimeve në përgjithësi. Më ka shqetësuar seksizmi që vazhdimisht ushtrohet nga meshkujt kundrejt grave. Pesha trupore që është përmendur disa herë, duke e ditur që jashtë ka të rinj që kanë probleme me anoreksinë dhe buliminë. Mendoj që disa banorë janë pak më në ekstrem se të tjerët por të përfshirë në mesele, pak fajtorë në mënyrën se si flasin dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Në të gjithë atë diskutim, ku shumë banorë folën ajo që më shqetësoi nuk është mendimi kundër. E dimë që nuk ka dashuri për personat e komunitetit LGBTQ+. Unë e kam thënë ai është një njeri mizogjen, seksist, mashtrues, ka të gjitha tiparet e një personi që unë do ta mbaja shumë larg jetës time. Shqetësues në atë diskutim nuk është mendimi ndryshe por mënyra si artikulohet. Kur ne flasim për komunitete të ndryshme, duhet të ruajmë etikën dhe të mos i ofendojmë apo të krijojmë steriotipe. Stereotipi që u krijua është që personat homoseksualë nuk krijojnë familje. Shoqet e mia të ngushta janë lezbike, kanë krijuar familje dhe sot kanë fëmijë. Ideja është që të mos të japim informacione jo të sakta.

LGBTQ luiz ejlli Xheni Karaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.