Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe në orën 18:00 do të nisë marshimi i aktivisteve, por edhe i të gjithë atyre që do duan të marshojnë për të drejtat e grave.
Aktivistja Deni Sanxhaku tha në emisionin ”GoodMorning Albanians”, se protesta është për të mbrojtur të drejtat e grave dhe vajzave të dhunuara dhe abuzuara dhe një thirrje kundër patriarkalizmit, që i quan gratë imorale.
“Nuk mbrohet as identiteti i grave dhe vajzave të abuzuara dhe më pas bëhet ai gjykimi i dytë që ka konotacion seksual se gratë dhe vajzat janë k… të cilave shoqëria i bën gjyqin moral pastaj. Lidhet edhe me faktin që ka një lloj romanticiteti, quhen krime pasioni ndërkohë që këto janë dhunë në familje. Shoqëria shqiptare është një shoqëri patriarkale”, tha aktivistja.