Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aktivitetet e dyshimta për pastrim parash, noterët dhe Hipotekat rritën numrin e raportimeve

09:14 / April 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Subjektet që kanë detyrimin e raportimit të aktiviteteve të dyshimta pranë Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë dërguar vitin e shkuar 1525 sinjalizime pranë këtij institucioni. Ky është numri më i lartë i raportimeve në raport me katër vitet paraardhëse ndërsa në raport me 2017 kemi një rritje me 10.2 për qind.

“Gjithashtu, vihet re dhe një rritje e ndërgjegjësimit të subjekteve raportuese në lidhje masat parandaluese që duhen marrë. Raporti i aktivitetit të dyshimtë e dërguara nga noterët dhe shoqëritë e transfertave kanë pësuar rritje të ndjeshme, krahasuar me vitin e mëparshëm, ndërkohë që ato të dërguara nga bankat, zyrat e këmbimit valutor dhe shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorikë kanë shënuar rënie” vlerëson DPPPP.

Por si paraqitet pjesa e raportimeve në shifra. Për vitin 2018 nga ana e bankave janë dërguar pranë DPPPP të paktën 563 raportime për aktivitet të dyshimtë. Kjo është me një ulje në raport me vitin paraardhës. Shoqëritë e transfertave nga ana tjetër kanë rritur me rreth 50 për qind duke kapur nivelin 247 raportime. Rritje të dukshme kanë pësuar raportimet nga noterët të cilët nga 254 në vitin 2017 arritën 469 deri në fund të vitit të shkuar.

Nga ana e institucioneve shtetërore rritjen më të dukshme e ka pasur Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme cila raportoi për 164 raste ndërkohë që një vit më parë kishte vetëm gati gjysmën e kësaj shifre. Rënie të raportimeve për raste të dyshimta kanë pasur shoqëritë e tregtimit të mjeteve motorike ku nga 101 që ishin në 2017 zbritën në vetëm 6 raste në fund të vitit 2018.

Çështja e parandalimit të pastrimit të parave ka qenë në fokus të institucioneve ndërkombëtare por edhe të atyre në vend lidhur me përmirësimin e kuadrit ligjor. Moneyval në vlerësimin e fundit për Shqipërinë kaloi vendin tonë tek vendet nën mbikëqyrje ndërkohe që nga ana e qeverisë është në diskutim një paketë e plotë ligjore që synon të korrigjojë aspekte të ndryshme duke nisur nga kompanitë offshore e një sërë rregullimesh në tregje të tjera./ Monitor

aktivitetet hipotekat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.