Aeroporti i Katanias në Siçili është mbyllur përkohësisht ditën e sotme për shkak të aktivitetit të vullkanit Etna, i cili ka nisur të nxjerrë hi dhe tym.
“Mbërritjet dhe nisjet nga aeroporti i Katanias janë pezulluar”, njoftoi drejtoria e aeroportit përmes një postimi në faqen e saj zyrtare.
Aeroporti, i cili pret rreth 12 milionë pasagjerë çdo vit, ishte mbyllur për një javë edhe në muajin gusht, në kulmin e sezonit veror.
Në Itali, shumë persona kanë kërkuar mbylljen përfundimtare të këtij aeroporti dhe forcimin e aeroporteve të tjera në Siçili.

Aktivizimi i Etnës në gusht tërhoqi një numër të madh vizitorësh, të cilët dëshironin të shihnin nga afër rrjedhën spektakolare të lavës nga vullkani.
