Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktori Dhimitër Orgocka na prek me fjalët e tij: Kur të kthehem në shtëpi, kush do të më presë?

19:45 / January 7, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aktori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, ishte aktori dhe regjisori i njohur, Dhimitër Orgocka.

Orgocka ka vënë në skenë mbi 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ndërsa si aktor, ai numëron më shumë se 82 role në shfaqje teatrale. Ai është i njohur edhe si regjisor i një sërë shfaqjesh teatrale shumë të suksesshme, ndër to edhe ‘Kopraci’, që u vu në skenë vitin që shkoi, duke rikthyer si protagonist mikun e tij, Koço Qëndro.

Në studio, Orgocka ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Dhorkë Orgocka, ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe mendon se po të ishte ajo gjallë, jeta e tij do ishte më e bukur dhe më e lehtë.

“Unë i thashë Dhorkës, gruas time, të vinte bashkë me mua në teatër. Ajo nuk e kishte me aq shumë qejf, por meqë ishim të dy bashkë, erdhi dhe ajo në teatër. Edhe punuam të dy, tërë jetë bashkë në teatër. Madje dhe shtëpinë e kishim si një pjesë të skenës. Ajo ishte gjithnjë më e mirë se unë, sepse punonte në shtëpi dhe bënte punë të tjera dhe më lejonte mua të merresha më tepër me letërsinë, artin në përgjithësi. Tani nuk e kam dhe më vjen shumë mirë që e kujtova sot, që jam tek ju. Se jam i bindur se po ta kisha atë edhe jetën do ta kisha shumë më të lehtë dhe më të mirë, më të bukur. Por meqënëse punën e kam që largohem shumë herë nga teatri dhe qyteti i Korçës, gjithnjë mendoj kur të kthehem në shtëpi, kush do të më presë them?”

Bashkëshortja e tij ka 15 vite që është ndarë nga jeta dhe Orgocka e pranon se i mungon.

Artisti i njohur është nderuar me disa çmime për shfaqjet teatrale që ka realizuar ndër vite, ndërsa në 80-vjetorin e lindjes ai u nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga Presidenti Bujar Nishani. Në 2007-n Pallati i Kulturës, në Maliq të Korçës ka marrë emrin e tij duke nderuar edhe njëherë tjetër figurën e artistit të njohur./tvklan.al

Aktori Dhimitër Orgocka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.