Kivanc është mjaft i njohur edhe në Shqipëri ku për herë të parë u njohëm përmes serialit Gymysh, e më pas në shumë role të tjera.
Por sipas mediave turke ai ka përfunduar me urgjencë në spital, pasi dyshohet të jetë helmuar nga ushqimi.
Aktorit të famshëm i është bërë pastrim stomaku dhe pas dy orëve nën vëzhgimin e mjekëve ai është larguar nga spitali.
Fatmirësisht gjendja e tij është përmirësuar në kohë! Mesa duket situata nuk ka qenë shumë serioze edhe pse lajmi i ka trembur fansat e tij!
