Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Aktori i humorit preket teksa flet për djalin: Kur lindi ai më ndryshoi jeta

20:15 / April 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aktori
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E shohim çdo të shtunë si një nga aktorët e kastit të “Duplex”. Por Visjan Ukcenaj, jo vetëm që është një aktor i talentuar, por ka pasion edhe një tjetër zhanër, muzikën. “S’ka si ti” është kënga e tij më e fundit, të cilën ia ka dedikuar djalit të tij, Divin.

Emocionet e të qenit baba Ukcenaj i ndau me të gjithë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ishte i ftuar. Ai tregoi se ka asistuar në lindjen e djalit të tij dhe siç shprehet aktori, pasi pa të birin i ndryshoi jeta.

visi

“Prindërimi është rrugëtim. Një prind i ri asnjëherë nuk e di si është të jetë baba ose nënë. Unë kam asistuar kur ka lindur Jona dhe kur e kam parë për herë të parë tim bir më ka ndryshuar gjithë jeta. Jam i sigurt që çdo njeriu i ndryshon jeta kur shikon për herë të parë qenien e tij. Mendoj se njeriu nuk ka betejë më të madhe se sa të rrisë dhe t’i japë dashuri qenies së tij. Kjo është sfida më e madhe. Çdo ditë që e kam parë duke qeshur, duke qarë, duke ngrënë apo duke pirë më ka mbushur me jetë dhe më ka lindur në mënyrë instiktive të krijoj diçka për të që ta ketë si dhuratë. Ne jemi të përjetshëm vetëm nga veprat dhe kujtimet. Për ta bërë djalin të qeshë, bëj idiotësi dhe po të më shohin do thonë nuk është normal ky. Por Divini ka filluar dhe nuk qesh me çdo gjë tani. Gjërat që bëja më parë nuk i bëjnë më përshtypje dhe tani filloj i flas gjuhë absurde, gjëra pa kuptim. Jona është një nënë e mrekullueshme, përkushtimi i saj është magjik. Emocionohem ndonjëherë kur e shoh dhe habitem që Zoti ka krijuar qenien më të bukur, nënën. Kujtoj edhe mamin tim edhe them që nënat janë hyjnore. Dashuria e nënës nuk shpërblehet asnjëherë. Unë kam qenë prezent kur lindi Jona dhe nuk e di si ia kam dalë, në një moment sa s’më ra të fikët. Unë jam i përkushtuar si baba, dua ta kem gjithmonë pranë”, tregoi aktori./tvklan.al

Aktori i kunoritl djali nena qenie e bukur
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas muajsh aludimesh, Xhodi Skura flet për herë të parë për raportin me Kristi Aliajn

22:19 / July 8, 2026

Ermonela Jaho interpreton për herë të fundit rolin e saj ikonik

12:49 / July 5, 2026

Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni madhështore në New York

09:25 / July 4, 2026

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.