Aktori i njohur amerikan i “Leave It to Beaver”, Tony Dow ka bërë me dije publikisht se ai është prekur nga kanceri. Sipas asaj që raporton “TMZ”, 77-vjeçari dhe gruaja e tij Lauren thanë se ishin shumë të prekur për diagnozën ndërsa shtuan se ishin mirënjohës ndaj fansave që janë lutur për të.
Çifti nuk e përmendi llojin e kancerit me të cilin është diagnostikuar aktori. Kujtojmë se ai u përball me probleme shëndetësore në gusht të vitit 2021, kur qëndroi për një kohë në spital për shkak të pneumonisë.

Dow luajti rolin e Wally Cleaver në “Leave It to Beaver” në të gjitha 234 episodet e serialit nga viti 1957 deri në 1963 së bashku me Jerry Mathers, dhe yjet e ndjerë Hugh Beaumont, Barbara Billingsley dhe Ken Osmond.

