Aktori shumë i njohur kryesisht për rolin e tij në filmin e vitit 1987 “The Princess Bride”, Cary Elwes u shtrua me urgjencë në spital pasi u pickua nga një gjarpër në Kaliforninë Jugore. Ishte vetë ai që konfirmoi lajmin me anë të një postimi në “Instagram”.
59-vjeçari shprehet në postimin e tij se ndihej më mirë, ndërsa tregoi dhe gishtin e fryrë dhe të nxirë. Nga sa njoftojnë mediat e huaja, aktori Elwes ishte duke bërë punë në oborr para se të kafshohej nga gjarpri. Ndërkohë menjëherë pas pickimit, ai duhej të transportohej direkt me helikopter në spital.
