Hera e parë kur aktori i njohur i Hollivudit, shqiptari Jim Belushi provoi kanabis, ishte koha kur ai ishte ende adoleshent në Wheaton, Illinois.
“Duhet të ketë qenë mall me të vërtetë i mirë, sepse nuk mbaj mend’, thotë Belushi. Ai nuk e kujton se u arrestua dy herë për marihuanë nga policët Wheaton.
“Një herë, ishte marihuanë. Një herë ishte ajo që ne e quajtëm Indiana. Herë kishte mall të mirë dhe herë kishte mall të keq”.
Çfarë ndryshimi ndodh në 45 vite !
Belushi – i cili u rrit, u bë aktor i njohur, komedian dhe muzikant, si vëllai i tij legjendar më i madh, Johni,- tani mund të përdorë kanabis kur të dojë, zakonisht vetëm 2,5 mg THC para se të flejë.
Ai është gjithashtu pronari i një ferme kanabisi që e kultivon në një pronë 93 hektarësh përgjatë lumit Rogue të Southern Oregon.
Ndërkohë tashmë ai është një nga njerëzit që promovon më shumë marihuanën e fermës së tij.

