Can Yaman është kthyer në një ‘kult’ për italianët, veçanërisht vajzat dhe gratë. Prej pak kohësh aktori i mirënjohur turk është zhvendosur në Itali ku duket se do qëndrojë për ca kohë. Pas suksesit që pati seriali i tij i fundit në shtetin fqinj, aktori mori ofertën për të realizuar një reklamë krah Claudia Gerini. Por tani ka arritur në një marrëveshje edhe më tunduese nga ‘Lux Vide’ për të qenë protagonist në rikthimin e ‘Sandokan’, kontratë e cila kap vlerën 1 milion euro.
Nga ana tjetër është zbuluar se Can është lidhur me gazetaren e njohur italiane, Diletta Leotta. Ata janë fotografuar të dy, shumë pranë njëri-tjetrit e më pas kanë postuar foto nga një dhomë hoteli që duket se është e njëjta. Ende nuk ka një konfirmim për lajmet që qarkullojnë, por nëse është i vërtetë, duhet thënë se Yaman nuk ka humbur aspak kohë që të nisë një lidhje në Itali.