Aktori turk mjaft i dashur për shqiptarët Kivanç Tatilug ka përfunduar në spital teksa ka shfaqur simptoma të koronavirusit.
Megjithëse ka qenë në izolim ai është frikësuar kur ka shfaqur shenjat. Vetë aktori ka treguar në një deklaratë për fansat se ka qenë i karantinuar me bashkëshorten e tij në një shtëpi në fshatin Kemerburgaz për shkak të koronavirusit.
“Përshëndetje të gjithëve, unë dhe bashkëshortja ime ishim mbyllur në shtëpi për 15 ditë. Megjithatë pas disa ankesave të mia, erdha në spital dhe mjekët më morën nën vëzhgim. Ju lutem mos u shqetësoni. Po pres përgjigjen e testit”, shkroi aktori në postimin e parë.
Por në një postim të dytë ai ka thënë se testi i ka dalë negativ. “Erdha në spital sepse kisha temperaturë të lartë dhe kollë, kam pneumoni në një zonë të mushkërive. Mora trajtimin dhe mësova se përgjigja për testin e Covid-19 ishte negative”, shkruan Tatlitug.
