Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Aktorja Ina Gjonçi: Mund të kesh stil edhe pa qenë domosdoshmërisht luxury, sfidat e mia larg “dukjes”

16:24 / January 16, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ina 10 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ina Gjoncaj, aktorja shqiptare me një karakter të veçantë në  një intervistë për  Tirananews.al na tregon se projekti më i afërt është një show humori, i cili është pak më ndryshe nga çfarë jemi mësuar. “Në fakt projekti në fjalë, ka lidhje me humorin, por më një humor ca ndryshe me të cilin në Shqipëri pak janë mësuar”, shprehet aktorja.

3 18

Ina flet në mënyrë të çlirët për jetën e saj në një rrëfim shumë të sinqertë . Ajo shpjegon se Shqipëria është e keqja e saj e domosdoshme. Vendi ku ajo ka ndërtuar karrierën dhe bën profesionin që ajo dashuron. Ndërsa e ngacmojmë për postimet luksoze të VIP-ave shqiptar në Instagram ajo shprehet,- “Luksi madje për mua është diçka e kaluar. Tani kam sfida krejt të tjera, të cilat janë shumë larg “dukjes” “luksit” ndonëse dhe unë kam Instagram dhe argëtohem aty. Megjithëse edhe aty jap një mesazh ku dua të them se që mund të kesh stil edhe pa qenë domosdoshmërisht luxury”. Megjithatë ajo pranon në mënyrë indirekte se Instagrami është bërë burim fitimi për të.

“Engjëjt e Amerikës”, “Reigen”, “Letër një fëmije që nuk u lind kurrë’, “Tramvaji Dëshirë”, janë disa nga veprat e vëna në teatër, në të cilat ka luajtur Ina Gjonçi.

4 14

Intervista e plotë:

Cilat janë angazhimet tuaja për momentin në Teatër dhe kinema?

Tani sapo kam mbaruar projekte dhe në janar doja dhe jam e lumtur që jam pushim. Në shkurt jam në tratativa për të nisur diçka na bashkëpunim me dikë, tek i cili besoj shumë e që do kujdeset për skenarin, ndryshe nga herë të tjera kur skenari ka qenë imi. Por çdo gjë ka kohën e vet.

Keni marre ndonjë ftesë nga spektaklet e humorit që zhvillohen në Shqipëri, pasi dikur ju kemi parë në Apartamentin 2XL?

Në fakt projekti në fjalë, ka lidhje me humorin, por me një humor ca ndryshe me të cilin në Shqipëri pak janë mësuar.

Ju dukeni një vajzë shumë e veçantë për nga stili, mënyra e jetesës (krahasuar me aktoret e tjera ose të famshmit në Shqipëri që ju pëlqen luksi, dhe duan ta shfaqin sa më shumë), çfarë ka ndikuar që ju të zgjidhni këtë mënyrë jetese?

Nuk e di mirë çfarë është e veçantë të jem e sinqertë. Luksi madje për mua është diçka e kaluar në një kohë kur për mua kujdesej familja ime. Tani kam sfida krejt të tjera, të cilat janë shumë larg “dukjes” “luksit” ndonëse dhe unë kam Instagram dhe argëtohem aty. Por nuk janë puna ime. Puna ime është në teatër.

9 6

Instagrami juaj ngjason me atë të një blogereje, ju pëlqen moda, fotografia, apo thjesht i përshtateni trendit më të fundit që një person i njohur duhet të ketë një Instagram të pasur me foto?

Gjithçka nisi duke dashur të them që mund të kesh stil edhe pa qenë domosdoshmërisht luxury. Tashmë kam shumë ndjekës. Por më shumë njerëzit më shkruajnë për veten e tyre. Unë nuk jam blogere dhe nuk mund të jem e tillë.

Ju kemi parë që në postimet tuaja keni shume tage në faqe rrobash, apo aksesorësh, fitoni ju para, apo veshje në këmbim, e përdorni faqen tuaj si shumë VIP-a të tjerë për biznes?

Në fillim unë paguaja hahahahah dhe postoja. Gjërat patjetër evoluan, por unë besoj tek nismat që ndaj me publikun. Nuk do tu flisja kurrë për një gjë që mua nuk më  pëlqen. Prandaj e nisa kështu dhe them që rrugës gjërat sigurisht ndryshuan etj etj..

10 6

Si është ambienti mes aktorëve të teatrit, keni ju shoqëri miqësi të mirë me ta ose ndonjërin prej tyre apo ruani thjesht marrëdhënie mes kolegësh?

Unë kam miq shumë të mirë në teatër ashtu sikurse kam thjesht kolege. Nuk mund te ndodhë t’i kem të gjithë miq. Do ishte e çuditshme apo jo?

Çfarë do t’i jepte jetës tuaj kuptim nëse do t’ju mungonte aktrimi?

Ndryshimi. Unë nuk mund të qëndroj në të njëjtin vend gjatë. Andaj, aktrimi është arratia, aventura dhe pasioni që fatmirësisht është edhe profesioni im.

Mendon se shumë vajza në karrierë, puna me orare të zgjatura dhe përkushtimi i tepruar i pengon për të krijuar familje?

Jo, mendoj që shume vajza sot po shtyjnë krijimin e familjes sepse po mendojnë më shumë për veten dhe po ngrenë pyetje themeltare si “Është detyrim apo zgjedhje, krijimi i familjes?”

7 5

E keni menduar ndonjëherë të shkëputeni nga ky profesion, ose të largoheni nga Shqipëria, ku aktorët nuk marrin atë që meritojnë?

Nga profesioni asnjëherë, Shqipërisë i kam ndenjur larg disa herë, por për eufemizëm do thoja “është e keqja ime e domosdoshme” Unë i vlerësoj ata që jetojnë e punojnë në këtë vend më shumë se ata që japin mend nga jashtë vendit.

8

aktorja ina gjonci
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.