Historia e personazhit kryesor po i mban të gjithë teleshikuesit mbërthyer pas ekranit.
Almila Ada Bayazitoglu është aktorja e njohur që luan rolin kryesor “Xhenet”. Në një intervistë të dhënë së fundmi në mediat turke është shprehur se ka sakrifikuar për ta luajtur këtë rol.“Gjëja që më ka pëlqyer shumë te Xhenet është fakti se ajo është një femër e fortë me një shpirt luftarak dhe nuk dorëzohet. Ajo u rrit në jetimore pa mama e pa baba dhe një histori e tillë është e vështirë.
Nuk kam marrë mësime nga psikologë për të luajtur rolin”, ka thënë ajo. “Pashë filma të ngjashëm dhe mora shënime për të luajtur rolin tim. Mora një përgjegjësi shumë të madhe. Në fillim kisha frikë, por kur pashë reagimin pozitiv të teleshikuesve thashë me vete bëra mirë që e pranova rolin. Për këtë rol kam sakrifikuar çdo ditë, por edhe po mësoj gjëra të reja”, është shprehur aktorja. olorful A