Sot në Bashkinë e Matit është organizuar një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes. Drejtoria e Shërbimit Social Bashkia Mat në bashkëpunim me Qendrën Komunitare Burrel realizuan një aktivitet edukativo-argëtues nën moton: “Një familje e lumtur është një parajsë e hershme”.
Gjatë aktivitetit u diskutua për termin familje, llojet e familjes, përse është e rëndësishme familja si dhe sfidat që ndeshin familjet shqiptare sot.
Dhe në fund të aktivtetit fëmijët vizatuan pemën e familjes së tyre.
“Familja është vendi ku fillon gjithçka: lindja, edukimi, transmetimi i traditave dhe vlerave, njohja me shoqërinë, mësimi i moralit dhe parimeve morale, në përputhje me të cilat duhet jetuar.
Familja është e lidhur kryesisht me prindërit. Janë ata që luajnë rolin kryesor në jetën e çdo fëmije, japin një biletë për një të ardhme të ndritur, sjellin mirësi, njerëzim, takt tek ai, ndihmojnë për të zhvilluar ndjeshmërinë”, u shprehën organizatorët e këtij aktiviteti.