Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

INSTAT publikon të dhënat për 2024: Në burgje dominon mosha 21-29 vjeç

13:40 / April 30, 20253 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
burg1 770x383 1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Veprat penale u ulën në vitin 2024 por krejt e kundërta ka ndodhur me autorët e dyshuar që u rritën me 1.4%.

Instituti i Statistikave publikoi së fundmi statistikat e krimeve dhe drejtësisë penale ku nënvizon se vitin e shkuar, janë evidentuar gjithsej 32.653 vepra penale, 3,5% më pak, krahasuar me vitin 2023.

“Numri i autorëve të dyshuar për vepra penale në vitin 2024 arriti në 40.057, me një rritje prej 1,4%, krahasuar me vitin paraardhës: 93,7 % janë meshkuj, ndërsa grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30-44 vjeç, 36,0%.

Numri i autorëve pa përsëritje është 33.453, 0,1% më pak, krahasuar me një vit më parë; Në vitin 2024, janë regjistruar 17.761 persona të dëmtuar, 4,3% më shumë, krahasuar me vitin 2023. 37,9% e tyre janë të dëmtuar për krime kundër personit, ndërsa femrat përbëjnë 38,8 % të kësaj kategorie, kryesisht në krime seksuale, krime kundër fëmijëve, martesës dhe familjes, si edhe në krime kundër moralit dhe dinjitetit” thuhet në publikim.

Sipas INSTAT numri i procedimeve penale të regjistruara në vitin 2024, është 24.912, me një rritje prej 3,4%. Nga 25.272 procedime penale të përfunduara, 36,6% e tyre janë pushuar, 26,8% janë pezulluar dhe 36,6% janë dërguar për gjykim në gjykatë.

“Në vitin 2024, janë regjistruar 13.167 persona të pandehur, 5,7% më pak, krahasuar me një vit më parë. Meshkujt përbëjnë 94,6% të numrit gjithsej të të pandehurve, pothuajse e njëjta përqindje përgjatë pesë viteve të fundit. Numri i të burgosurve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale është 4.491, 13,1% më pak, krahasuar me vitin 2023. Meshkujt përbëjnë 98,3% të numrit gjithsej të të burgosurve” thuhet në publikim.

Vepra penale

Nga analizimi i shifrave rezulton se veprat penale: krime kibernetike, përndjekje, vrasje me dashje, vjedhje duke shpërdoruar detyrën, dhuna në familje, pastrim i produkteve të veprës penale, krime seksuale, krime me dashje kundër shëndetit dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor janë rritur krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër e veprave penale ka pësuar rënie.

Autorë të veprave penale

Numri i autorëve sipas veprave penale përfshin numrin e personave të dyshuar të cilët mund të jenë të pranishëm në më shumë se një vepër penale dhe autori numërohet në të gjitha veprat ku është i dyshuar. Në vitin 2024, 36,0% e autorëve janë të grupmoshës 30-44 vjeç, 24,8% të grupmoshës 18-29 vjeç dhe 22,8% i përkasin grupmoshës 45-59 vjeç.

Të pandehur

Numri i të pandehurve për veprat penale: kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror, dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, pastrim i produkteve të veprës penale, vrasje me dashje, krime me dashje kundër shëndetit, vrasje të mbetura në tentativë, vjedhje dhe trafikimi i armëve është ulur, krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa për pjesën tjetër të veprave ka pësuar rritje.

Të burgosur

“Në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, grupmosha 21-29 vjeç ka numrin më të lartë të të burgosurve. Personat nën 20 vjeç dhe mbi 60 vjeç kanë numrin më të ulët të të burgosurve” vlerëson INSTAT./ Monitor

Burg dominance Instat rini te dhena
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pediatria, 200 fëmijë çdo ditë! Vera sjell probleme tek të vegjlit

13:26 / June 20, 2025

GJKKO shtyn për në 26 qershor seancën për Ilir Metën

12:56 / June 20, 2025

Akademia Politike e PS-së/ Xhafaj: Nuk i kam nxënës, Çaushi: Lektorët janë të mirë

11:53 / June 20, 2025

Fati i printuar i Liderit Suprem

11:35 / June 20, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.