Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuza e fortë e Frrok Çupit: Interesat ruse në axhendën e opozitës

16:56 / March 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frroku1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Perëndimi është thuajse i tëri në bllok kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve, duke deklaruar se njohin qeverinë legjitime të dalë nga zgjedhjet legjitime.

Ndërkohë që opozita thekson se po përpiqet t’i bindë ata se në Shqipëri ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.

I ftuar në studion e “Top Talk”, Frrok Çupi u shpreh se qëndrimi i opozitës po i jep terren anti-perëndim.

“Ideja se Perëndimi nuk mund të na imponojë ne po rritet, po zgjerohet. Anti-perëndimi në shoqërinë shqiptare po merr terren”, u shpreh Çupi.

Sipas tij ky është rasti i parë prej vitesh që krijohet fluksi anti-perëndimor.

“Opozita ka një slogan që vjen nga tendencat ruse ‘Duam demokraci dhe jo stabilitet’, thotë se ‘Duam pranverën ballkanike’, ashtu siç kishim pranverën arabe. Që është një ndikim maksimalisht rus. Këto janë slogane dhe vija politike që opozita nuk i ngre pa qëllim”, u shpreh Çupi.

Frrok Çupi, më tej thotë se opozita është larguar për arsye të tjera nga Parlamenti, ndryshe nga ato çfarë pretendon.

“Fajet e mazhorancës nuk janë ato çfarë kërkon opozita. Ajo nuk është larguar nga Kuvendi për shkak të korrupsionit apo krimit. Ajo është larguar për motivet të tjera, që lidhen me interesat e veta dhe dobësinë e mazhorancës. Pas këtij vendimi qëndrojnë arsye e mendje të tjera. Një nga arsyet është dobësia e opozitës për të fituar zgjedhjet. Arsye tjetër është dobësia e demokratike e opozitës”, u përgjigj Frrok Çupi, duke shtuar se e gjithë turma po tërhiqet zvarrë nga liderët.

Ai shkon më tej duke thënë se qeveria është legjitime, e Shqipëria nuk mund të krijojë precedentë të tillë që në mes të mandatit opozita të thotë që nuk e pranoj këtë mazhorancë, pasi sipas tij krijohet precedenti se ne nuk mund të bëjmë shtet.

akuza axhendë Frrok Çupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I akuzuar për shkelje në procedurat e prokurimit publik, shtyhet seanca paraprake për Erjon Isain dhe 15 të pandehurve

14:45 / July 21, 2026

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin në Shqipëri me një mesazh mirënjohjeje: Shqipëria do të mbetet në zemrën time

14:38 / July 21, 2026

Ministri Nufi: Shqipëria drejt një faze të re në NATO, rriten investimet në mbrojtje dhe modernizimin e ushtrisë

14:15 / July 21, 2026

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.