Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Akuza e fortë e Policisë së Shtetit: Kryetarët e njësive të implikuar në kultivimin e drogës

22:20 / October 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Droga NJA Vlore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa nga kryetarët e njësive administrative të Bashkisë së Vlorës, dyshohet se kanë dijeni apo janë të implikuar në kultivimin e drogës në zonat e thella malore. Një raport i tillë ka mbëritur në fillim të pranverës nga policia në prokurorinë e Vlorës, ku akuza informohej se disa kryetarë të njësive administrative ishin përfshirë dhe kishin dijeni në kultivimin e lëndëve narkotike në Vlorë.

“…ka dyshime se edhe kryetarët e njësive administrative, kanë dijeni për këtë aktivitet kriminal dhe nuk kanë njoftuar shërbimet policore duke favorizuar të dyshuarit e përfshirë në këtë aktivitet kriminal…”-thuhet në raportin e policisë.

Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka nisur hetimet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Kultivimit të lëndëve narkotike” dhe “Prodhimit dhe Shitjes së lëndëve narkotike”.

Dosja penale është ndërtuar duke u bazuar në informacionet e shërbimeve të policisë gjyqësore pranë seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikeve të Drejtorisë së Vlorës, të cilët kanë siguruar të dhëna se në fshatin Lapardha, në Njësinë Administrative Kote, Bashkia Selenicë, disa persona kanë organizuar një aktivitet kriminal në fushën e tregëtimit dhe kultivimit të bimëve narkotike, duke punësuar dhe krijuar kushtet për kultivimin e parcelave të vogla në mes të pyjeve të kësaj zone.

Nga informacionet e marra rezultojnë dyshime se në këtë aktivitet janë implikuar Adhurim Jaupaj, Çerçiz (Bejo) Velaj, Donalt Lutaj, Ermal Çelaj, Isa Çelaj, Guro Hoxhaj, Klajdi Çuçaj, Perikli Çuçaj, Myzafer Çuçaj, Sander Likaj, Ardian Nikaj, Flori Nikaj dhe Daniel Nikaj. Ka dyshime se këta persona kryejnë role të ndryshme nëpërmjet gjetjes së parcelave për mbjellje, gjetjes së punëtorëve, transportit të materialeve dhe ushqimeve.

Po kështu jane kryer hetime nëpërmjet identifikimit të parcelave të kultivuara, ekspertimit të bimëve të dyshuara narkotike, ekspertimit daktiloskopik të sendeve të gjetura pranë parcelave të kultivuara, përgjime telefonike etj. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se të implikuar në aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike janë Ardian Nikaj, Daniel Nikaj, Enton Likaj, Çerçiz Velaj etj. 7 persona janë arrestuar nga prokuroria të cilët janë lënë në masën e “arrestit në burg” në gjykatë. Ndërkohë hetimet për identifikimin e kryetarëve të njësive administrative në Vlorë, vijon të jetë ende i hapur.

Policia e shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.