Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Akuza nga Balliu: Fico, tender 380 milionë lekë për të fshirë oborret e QSUT

12:01 / August 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 08 07 at 12.42.10 1024x682 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i Organizimit të grupit të Rithemelimit të PD, Klevis Balliu akuzon drejtoreshën e QSUT, Albana Fico, duke thënë se i ka dhuruar tender për të pastruar oborret e QSUT firmës “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt, duke skualifikuar 7 kompani të tjera.

“Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, pasi mbushi xhepat e Sadri Abazit me fonde të Shëndetësisë është rikthyer te duar të tjera ‘të ngrohta’ me të cilat, ose ndan paratë, ose keqmenaxhon dhe bën rrush e kumbulla të ardhurat e sektorit dhe të taksapaguesve shqiptarë. Për prapaskenat e aferave të tenderave dhe fondeve në QSUT, Fico ka thirrur firmën “PASTRIME SILVIO” SHPK, të Fiqiri Allmuçajt. Bëhet fjalë për 380 milionë lekë për të fshirë oborret e QSUT. Tenderi me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme”, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i është dhuruar firmës së Allmuçajt”, theksoi Balliu.

“Themi dhuruar, sepse 7 kompani jane skualifikuar nga kjo garë vetëm që fituesi të jetë Pastrime Silvio Sh.p.k, madje ndër to edhe oferta më të ulëta. Kjo shkelje fryn xhepin e Ficos dhe të Fiqos, por firon xhepat e qytetarëve, dhe është një shembull i pastër i asaj se kur vidhet në krye të vendit reaksioni zinxhir i hajdutërisë shkon, deri te pastrueset”, u shpreh ai.

Klevis Balliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Klevis Balliu përfundon në Lanë, filmohet i qullosur duke dalë me vrap

21:55 / October 16, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.