Ish-gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion, është dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite shërbim prove.
Trupi gjykues vendosi për të edhe “heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për një periudhë 3-vjeçare.
Për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do t’i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, GJKKO dha 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Vyshka u arrestua korrikun e kaluar, me dyshimin se kishte marrë 4 milionë lekë për përfituar ulje dënimi shtetasi Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.
