Pas emrave, kanë dalë edhe fotografitë e viktimave dhe autorit të vrasjes me armë zjarri të ndodhur para pak minutave në Tiranë.
Mësohet se autori është shtetasi Arsen Muskurti, i cili njihet edhe ne emrin Hamza Kastrati, ndërsa viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti.
Nga një vëzhgim që tirananews.al i ka bërë profilit të autorit të krimit, rezulton se ky i fundin denoncon vëllain e tij si një person me precedent penalë.
Në një prej postimeve, Hamza Kastrati deklaron se vëllai i tij Dritan Maskurti, emrin e vërtetë e ka Alban, por e ka ndërruar për shkak të problemeve me ligjin. Sipas autorit, i vëllai i tij Albani, është dënuar në Itali për Prostitucion dhe Vjedhje , ndërsa ka pasur 5 vjet (Espuls) për mos hyrë në asnjë shtet të Bashkimit Europian.

