Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur që të mos i kthejë përgjigje akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha sot nga selia blu. Berisha kërkoi që t’i rikthenin një foto të sikletshme të Bashës, duke treguar edhe për një marrëveshje brenda Kuvendit.
Berisha: Ktheja dhe një herë foton me fytyrën në fund. A ja vlen t’i kthesh përgjigje ? Ai është i pashpresë. Fytyra e tij flet më shumë. Nuk e ke marrë vesh ti çfarë ndodh në parlament. Vjedhjet e Ramës ia veshën Erion Braçes. Aty ka një marrëveshje midis tyre të mahnitshme për akuza. Ky është një aset i Edi Ramës. Ai jeton në tmerre të pafundme shpirtërore. Sot garda dhe jo vetëm kishin grumbulluar rreth tij njerëz të armatosur deri në dhëmbë. Kishin dhe kundragaze përreth. Si shkoi Berisha? Shkoi me 29 anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe u prit në mënyrën më të përzemër nga secili person që ndodhej në kafene apo oborr. Kurse veprimet e tij. Betejat me brava, me dyer, bastisje, sidomos të FRPD-së. Nxjerrjen e gardistëve, njeri prej të cilëve është dhe familjar i shefit të shtabit të gardës. Ky përjeton një tmerr pafund. Ndaj dhe i them, jepi fund tmerrit tënd, sepse kështu shqiptarët do të mahniten gjithnjë e më shumë me marrëzinë e tij. Nuk mund të kujtoj këtu se është i ndjerë. Por ata që mbajnë mend kryetarin e partisë ekologjike, duket lule para Lulzim Bashës.