Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat e Mukës, reagon sërish Argita Malltezi: Çështja në gjykatë

16:47 / February 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
malltezi muka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pedagogia dhe juristja Argita Malltezi ka reaguar në lidhje me akuzat e Taulant Mukës për plagjiaturë.

Pas shpjegimit të djeshëm nga Zonja Malltezi, Muka ka vazhduar edhe sot me akuza të tilla.

Në reagimin e sotëm të saj, pedagogia e juristja Argita Malltezi shprehet se çështja do të shkojë në gjykatë për shpifje, ndaj Mukës dhe sponsorëve të tij.

“Prononcimet e sotme të z.Muka janë në vijim të keqdashjes dhe keqinformimit të qëllimtë për të cilin ai do të ketë rastin të japë sqarime në një proces ligjor.

Sic kam sqaruar edhe dje, unë, si çdo njeri tjetër përgjigjem vetëm për ato vepra që i kam deklaruar të miat duke i përmendur në CV time dhe depozituar në aplikimet në institucionet përkatëse.

Kjo CV është lehtësisht e aksesueshme për këdo, siç është dhe për z. Muka.

Ky reagim si dhe ai i djeshmi bëhen vetëm sepse i konsideroj një rast të papranueshëm të keqpërdorimit të emrit tim.

Sa për filtrat anti-plagjiaturë të z. Muka ato mbeten po aq të respektueshme për mua sa dhe vetë ai, po aq të certifikuara sa dhe sponsorët e tij politikë, ndaj për këto çështje ai do marrë përgjigje vetëm nëpërmjet gjykatës”, thotë Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Berisha.

plagjiature
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Platforma politike e protestës, PS-PD e kundërshtojnë! Braçe: Çon në kaos! Berisha: S’dal dot jashtë Kushtetutës

19:55 / June 24, 2026

Lionel Messi feston sot 39-vjetorin në Botëror, me sytë te një tjetër trofe historik

15:34 / June 24, 2026

Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” në Nju Jork

15:24 / June 24, 2026

Temperaturat drejt 40°C, ekspertët japin alarmin: ISHP kujdesi nga të nxehtit ekstrem

14:20 / June 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.