Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat e PD për Komisioneren Marta Kos, Shehi: Opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë gjë borxh

19:07 / November 26, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dashamir shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar përplasjet e Partisë Demokratike me Komisioneren Marta Kos. Shehi tha se opozita duhet të kuptojë se ndërkombëtarët nuk na kanë asgjë borxh, pasi sipas tij, me raportin e OSBE/ODIHR ata e thanë fjalën e tyre për zgjedhjet e 11 majit. Ai shtoi se gjithmonë ndërkombëtarët në përplasjet mes qeverisë dhe opozitës, e kanë mbajtur një sy mbyllur për qeverinë.

”Konfrontimi i vazhdueshëm i grupit opozitar me institucionet ndërkombëtare, shpesh herë edhe me botën e huaj, opozita vetë duhet ta kuptojë që nuk na kanë gjë borxh ndërkombëtarët. E dyta që ndërkombëtarët nuk mund të zgjidhin hallet e brendshme të PD-së.

E treta që ndërkombëtarët gjithsesi në raportin mes qeverisë dhe opozitës do ta mbyllin gjithmonë një sy në raport me qeverinë. Se kështu ka ndodhur përherë. Dhe kjo është historia e negociatave. Nuk është se ndërkombëtarët nuk kanë ndonjë inat me opozitën. Po t’i shikosh ato raportet e tyre, atë që bëri OSBE, janë të gjitha kritikat atje brenda. Por nuk është detyra e asaj Kos, ajo ka një linjë tjetër, është për kapitujt e integrimit.

Ata që duhet ta mbanin qëndrimin, e mbajtën. Bënë një raport shumë të rreptë në krahasim me herët e tjera. Nuk po them se ja kanë vënë gishtin të gjitha gjërave, pasi ka edhe përtej saj. Për çfarë do vijë Brukseli këtu? T’i thotë t’i je narkoshteti kryeministrit të vendit? Kjo nuk ndodh. Ça presin këto, të vijë Brukseli në Tiranë dhe të shajë me libër shtëpie Edi Ramën?”, tha mes të tjerash Shehi.

Dashamir Shehi Marta Kos Opozita PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.