Fatmir Xhafaj, ish-ministër i brendshëm, deputet i PS, akuzoi liderin e opozitës se po shfrytëzon situatën për të prishur imazhin e zgjedhjeve.
“PD është e vetmja forcë politike për të cilën SHBA kanë bërë deklaratën më të rëndë për cënim të procesit zgjedhor” tha Xhafaj në takim tek njësia 10, aty ku po prezantohet kandidati për kryetar bashkie, për një mandate të dytë, Erion Veliaj.
“Eshtë njeriu, ndër të paktët politikanë në vend që ka një deklaratë për cënim të standarteve zgjedhore. Nëse këtu do të kishte drejtësi, sot ai do të përgjigjej për tre akuza: Vjedhje në përmasa të mëdha (duke iu referuar Durrës-Kukës); duhet të gjykohej për vrasje (vrasjet e 4 protestuesve në 21 janar) dhe për tjetërsim të territorit të Republikës së Shqipërisë (marrëveshja e Detit me Greqinë). Për këto duhet të përgjigjet ky njeri. Ja pse opozitës i mungon legjitimiteti legal e moral për të konkurruar këtë maxhorancë. Aq me tepër, që për ne, respekti ndaj standarteve dhe ligjit, i ka fondamentale. Natyrisht, ata që do të votojnë në këtë vend janë shumica, dhe unë besoj se kemi bërë shumë në Tiranë. Sepse nuk do të votohet thjesht PS, por kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, që kishin katër vjet bashkinë dhe nuk kanë punuar” tha Xhafaj, duke prezantuar në njësinë 10 Erion Veliajn si kandidat për bashkinë e Tiranës.