Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Akuzat ndaj ish-drejtuesve të UÇK/ Pandeli Majko: Misioni i Hagës është lejuar të hetojë në Shqipëri

22:48 / November 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli majko111
Pandeli Majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko deklaron se nuk ka asnjë dokument që të ketë identifikuar akuzat e ngritura ndaj Thaçit, Veselit dhe liderëve të tjerë të UÇK.

Sipas tij kjo ishte një mënyrë për të ndërruar elitat politike të Prishtinës.

Ai e cilësoi të gjithë procesin të turpshëm teksa kujtoi se në kohën që ishte kryeministër, në Shqipëri u vendos një mision i Gjykatës së Hagës pikërisht për të hetuar krimet e luftës.

Majko tha në “Opinion”, se nëse do të kishte prova për akuzat ndaj drejtuesve politikë të UÇK-së, ato do të kishin dalë nga misionet ndërkombëtare të vendosura në atë kohë në Shqipëri.

–A ka patur aktivitet të UÇK, burgje të UÇK-së brenda Shqipërisë?

Majko: Po të kishin qenë të vërteta do ishin bërë shumë dokumentare. Do kishte informacione nga shtete të NATO-s. Me kërkesë të Shqipërisë është vendosur edhe një mision i Gjykatës së Hagës për të hetuar krimet e luftës. Kanë jetuar në vilën më të mirë në Tiranë, në vilën e kryeministrit pasi unë nuk jetoja atje. Akuzat furnizoheshin nga burime serbe.

Insinuata se krime të tilla janë bërë nga UÇK do të vinte në dyshim prezencën e forcave të NATO-s që ishin të vendosura nga Kukësi në Rinas. Shqipëria ka qenë e bombarduar nga misione gazetarësh. Ka patur prezencë të jashtëzakoshme ndërkombëtare.

Nuk ekziston asnjë dokument që të ketë identifikuar natyra si ato që janë shkruar në akzën e gjykatës speciale.

Mendoj se nuk duhet të futemi në detaje pasi për pozicionin e Shqipërisë dhe për luftën e Kosovës ka dokumenta të plota në Shqipëri dhe në NATO.

Mund të gjenin tjetër mënyrë për të ndërruar elitën politike të Prishtinës. Kjo që po ndodh është e turpshme. Ky është opinioni im.

hages hetoje misioni pandeli majko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.