Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Akuzat nga PD, Rama: Më 16 maj Tirana pret 46 udhëheqës europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO

17:11 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur denoncimeve nga PD, kjo për dy krime zgjedhore sipas kampit blu. E para për bonusin e pranverës për pensionistët dhe e dyta për takimin që u zhvillua dje me 6 mijë punonjës të bashkisë Tiranë. Rama thotë se opozita është kënetë, dhe kështu vijon. ”Më 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO”,-shkruan Rama.

Postimi i plotë

Me paska denoncuar këneta për dy krime zgjedhore. E para paskam kryer krim me bonusin e pranverës për pensionistët, që është shpallur që vjet falë rritjes së fortë ekonomike dhe të ardhura që kanë kaluar parashikimet për 2024!

Krime të tilla për pensionistët kam ndërmend të kryej akoma, madje edhe më të rënda se ky i marsit dua t’i bëj, këtë vit dhe në vitet në vijim, kështu që këneta të bëjë denoncimet e veta, ndërsa pensionistët e dinë vetë se ç’do t’i bëjnë kënetës më 11 maj.

E dyta paskam kryer krim në Sheshin Skënderbej me mbledhjen e punës me punonjësit e bashkisë që sapo kishin dalë nga puna. Ky është një tjetër krim që kam ndërmend ta përsëris, sepse në 16 maj Tirana do të mikpresë 46 udhëheqës të kontinentit europian dhe 8 lider të organizatave të mëdha si BE e NATO, kështu që ata punonjës kanë shumë punë për të bërë.

Natyrisht këneta ka bërë përsëri atë që bën qysh nga 1912 e asisoj edhe qëkur unë u shfaqa si djalli që ia mbylli rrugën e Tiranës e pastaj të Shqipërisë, bufit, zhabave, zhapikëve dhe zhgarravinave të saj, të cilët mua mund të vazhdojnë të më ndjekin nga pas, po Tiranën dhe Shqipërinë e kanë humbur përgjithmonë

PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Socialistët festojnë 35-vjetorin e PS Elbasan, i pranishëm kryeministri Rama dhe qindra qytetarë!

17:55 / June 7, 2026

Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së efektivit, hetim dhe për “Shpërdorim detyre” nga policia

17:04 / June 7, 2026

Shpallet më e bukura e Shqipërisë/ Ja vajza që ‘rrëmbeu’ kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

16:38 / June 7, 2026

38 Protokolle Kombëtare për Kancerin, ministrja Sala: Unifikojmë kujdesin onkologjik në të gjithë vendin

15:07 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.