Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Akuzat për Kajmakun, PDIU: Rama promovon kriminelët në politikë

17:44 / August 26, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PDIU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet me anë të një postimi, ka reaguar në lidhje me rastin e Agim Kajmakut, kryetar i sapozgjedhur i Vorës.

PDIU shprehet se rasti i Kajmakut ësshtë tjetër “zgjedhje” e Ramës, i cili nuk ndalet së ndoturi politikën, me persona me precendentë kriminalë. Në reagim thuhet se Rama ka ndotur mjedisin politik shqiptar, si dhe kërcënon drejtësinë që të mos veprojë.

Partia Drejtësi, Integim dhe Unitet deklaron se raste të tilla të përseritura qartësojne edhe njëherë qëndrimin e Opozitës se votimet farsë nuk mundet të zgjidhin konfliktin e fortë politik e social dhe rënien e standarteve të demokracisë në vend.

Më tej vlerësohet se vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa garantuesit e krimit në pozita pushtetmbajtëse, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale bashkë, do mund ti hapin rrugën normalizimit të jetës politike dhe rivënjen e standarteve të demokracisë në vend.

Reagimi i PDIU:

PDIU po ndjek me shqetësim situatën politike në vend si dhe rastet e fundit ku persona me precedent kriminal u emëruan pa garë në krye të bashkive të vendit.

Asnjë përgjegjësi personale të personave në fjalë nuk mundet të justifikojë përzgjedhjet recidiviste të kryetarit të Rilindjes dhe kryeministrit të vendit i cili po thellon një dukuri problematike për shoqërinë shqiptare, atë të rritjes dhe dhënies së mundësisë së vendimarrjes, e më pas fshehjes të së kaluarës të personave me precedentë kriminalë.

Rasti i kryetarit të bashkisë së Vorës Agim Kajmaku (Jorgo Toto), me sa duket nuk është as i pari po as i fundit.

Ai është vetëm treguesi faktik i një strategjie për kriminalizimin e politikës, zhvlerësimit dhe depersonalizimit të çdo institucioni te shtetit Shqiptar, që ka sjellë dhe humbjen e besimit dhe shpresës së shqiptarëve.

Do duhej që pas ligjit të dekriminalizimit dhe daljes në dritë të një dukurie kaq problematike për shoqërinë shqiptare, të tregohej kujdes e vetpërmbajtje, por për fat të keq nuk ka asnjë shenjë se situata e vendit do mund të përmirësohet.

Edhe në këto zgjedhje virtuale, që nuk kishin as garë e as legjitimitet, u përzgjodhën individë problematikë me qëllim ndotjen e mëtejshme të mjedisit politik dhe të thellimit të një strategjie kriminalizimi që sjell vetëm dëshpërim e nënshtrim për qytetarët shqiptarë dhe braktisjen e vendit.

PDIU kërkon që institucionet e drejtësisë që nënshtrohen e fyhen në telefona nga kryetari i Rilindjes, të ngrihen në nivelin e respektit të vetes e të kryejnë detyrën minimale për të dërguar abuzuesit përpara drejtësisë.

Raste të tilla të përseritura qartësojne edhe njëherë qëndrimin e Opozitës se votimet farsë nuk mundet të zgjidhin konfliktin e fortë politik e social dhe rënien e standarteve të demokracisë në vend.

Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme pa garantuesit e krimit në pozita pushtetmbajtëse, zgjedhje të përgjithshme dhe lokale bashkë, do mund ti hapin rrugën normalizimit të jetës politike dhe rivënjen e standarteve të demokracisë në vend.

Asnjë rrugë tjetër nuk mund të shpëtojë një situatë që po rrëshket në mënyrë dramatike drejt autoritarizmit, bjerrjes se institucioneve dhe demokracisë në vend.

kriminelet pdiu politike Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.