Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Akuzat për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, avokati Hazizaj: Pse barra e provës ndaj Berishës është shumë e vështirë

22:20 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol hazizaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Avokati Sokol Hazizaj, thekson në studion e “Open”, se Sali Berisha nuk është i pandehur dhe se organet e drejtësisë e kanë të vështirë t’i shkojnë deri në fund privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pasi vendimet e Këshillit të Ministrave janë kolegjiale. Sipas tij, këto vendime janë subjekt vetëm i Gjykatës Kushtetuese dhe jo gjykatave të tjera.

Mendoj që të tre këta janë pjesë e lëndës së gjykatës së posaçme për shkak se në rrethin e subjekteve është Sali Berisha si ish-kryeministër. Në rast të kundërt, kjo çështje nuk i takonte Strukturës së Posaçme. Së dyti, barra e provës nëse ka ndikuar një kryeministër në optikën time është shumë e vështirë.

Kryeministri ka edhe statusin edhe të deputetit, e dyta vendimi i Këshillit të Ministrave është kolegjial. Vendimet e tij mund të jenë subjekt i Gjykatës Kushtetuese dhe jo gjykatave të tjera. Në akuzën e korrupsionit pasiv, duhet të provosh nëse ka premtuar apo ka dhënë premtime për subjekte siç mund të jetë edhe Malltezi në raste përfitimi personal.

Të tre këto momente, momenti i kompetencës, identifikimi i provës dhe e treta parashikimet ligjore dhe kushtetuese që rregullojnë veprimtarinë e kryeministrit dhe ministrave më duket se e bëjnë të pamundur deri në fund fajësimin. Berisha është person nën hetim dhe nuk është i pandehur. Edhe ndaj personave nën hetim mund të merren masa sigurimi. Të tre subjektet janë në hetim dhe jo në pozicionin e të pandehurit. Në rastin konkret, këtë treshe, Berishën, Malltezin dhe Bekteshin i mban në kompetencë të SPAK-ut vetëm pozicioni i Berishës.

Berisha hazizaj privatizimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.