Lulzim Basha hodhi poshtë akuzat se ai ka hetuar luftëtarët e UCK-së. Në studion e “Real Story” u shpreh: “Aktorët kryesorë të masakrave të Millosheviçit në vitet 90 janë sot figura qëndrore në Beograd. Nuk janë dënuar. Me Kosovën nuk është bërë drejtësi. Raporti i Dick Marty u provua fals nga të gjitha hetimet e prokurorëve të Hagës. Kur liderët e UÇK-së po përballeshin me gjykatën në Hagë, në Tiranë Edi Rama nënshkruante marrëveshje me ish-Ministrin e Millosheviç, Aleksandër Vuçiç. Roli im në UNMIK kishte lidhje me hetimin e krimeve serbe, transferimin e pushtetit të drejtësisë nga UNMIK tek shqiptarët. Akuzat e rreme të Dick Marty i përmendin vetëm ministria e jashtme ruse dhe Edi Rama. Unë jam nip Kosove. Gjyshi im është nga Likovci i Drenicës dhe është larguar nga masakrat serbe bashkë me djemtë e Shaban Polluzhës.”
Postime te ngjashme
Add A Comment
